Home Uncategorized Vjosa ka të drejtë të amnistojë Albin Kurtin, pse s’po e bën?

Vjosa ka të drejtë të amnistojë Albin Kurtin, pse s’po e bën?

98
0

Shkruan: FATON MEHMETI

Shumë zhurmë, KQZ u shndërrua në arenë të luftës politike mes palëve. Valdetja anonte, dhe s’kishte si mos të anonte . Të jesh servil është e lehtë në fillim, pastaj të përdorin si mashë, dhe krejt në fund të hedhin në shportë të mbeturinave kur nuk iu duhesh. Momentalisht Valdetja iu duhet, i duhet klanit “ Pronto”, i duhet Hashimit dhe shokëve të tij, të vazhdojnë të mbajnë shtetin në kthetrat e tyre.

Krejt debati në KQZ u bë për një emër të vetëm: Albin Kurtin. Albini s’po lejohet të kandidojë për gazin lotsjellës, në emër të ligjit. Eh, shkeljet më të mëdha në histori të njerëzimit janë bërë pikërisht në emër të ligjit, edhe luftërat janë bërë në emër të paqes.

Njësoj si Valdetja jonë, edhe e kuptoj Valdeten, ajo duhet të arsyetojë servilizmin e saj karshi PDK, por nuk e kuptoj VV se si me të gjitha forcat shtyhet me bërryla për Albin Kurtin deputet.

Albini nuk konkurron për deputet, e për kryeministër, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk i ndalohet, kështu që vendimi i KQZ është në favor të Albinit. Në njërën anë viktimizohet Albini, duke i mundësuar që të marrë më shumë vota, dhe në anën tjetër nuk i ndalohet të jetë kryeministër.

Derisa Valdetja bën çmos për të mos lejuar Albinin të kandidojë, u.d e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka nën mëngë xhokerin.

Vjosa ka të drejtë të amnistojë Albin Kurtin, që sipas Ligjit për Amnisti, Nr, 04/L-209, që është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës Ligji për Amnisti, Nr, 04/L-209, për sa i përket përmbajtjes, është në pajtueshmëri me Kushtetutën, me përjashtim të këtyre neneve, të cilat shpallen të pavlefshme: 1,1,10 (Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë), 1,1,11 (Zjarr vënia), 1,1,15,10 (Falsifikimi i dokumenteve), 1,1,15,11 (Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve), 1,2,5 (Dëmtimi i pasurisë së luajtshme), 1,2,9,7 (Falsifikimi i dokumenteve zyrtare), 1,3,1 (Dëmtimi i sendit të huaj), 1,3,5,6 (Falsifikimi i dokumentit) dhe 1,3,5,7 (Falsifikimi i dokumentit zyrtar).

Vjosa ka të gjitha mundësitë që jo vetëm të amnistojë Albinin, por edhe ta shkarkojë Valdeten, të cilën edhe e paralajmëroi sot në daljen e saj publike.

Një betejë e ashpër mes Vjosës dhe Albinit në njërën anë, dhe në anën tjetër PDK me Valdeten në anën tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here