Home Uncategorized Limaj thotë se nuk do të lejojë që vlerat dhe themelet e...

Limaj thotë se nuk do të lejojë që vlerat dhe themelet e shtetit të Kosovës të shkatërrohen

452
0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar strukturat drejtuese të degës së Nismës në Kaçanik dhe Han të Elezit. Limaj i ka bërë thirrje strukturave të partisë që ai drejton që të mobilizohen fuqishëm në mënyre që Nisma të dal sa më e fuqishme nga procesi i ardhshëm zgjedhor.

Lideri i Nismës ka thënë se zgjedhjet që po vijnë nuk janë zgjedhje të jashtëzakonshme për rrethana ligjore, por të jashtëzakonshme për ata që na pret.

“Ai ka thënë se këto zgjedhje janë një lloj kushtrimi për djem e vajza që e kanë në zemër atdheun e mu ngritë në këmbë dhe mos me leju që vlerat dhe themelet tona më u shkatërruar.

Nëse dikujt i ka mbet merak që s’ka qenë UCK për shkak të rrethanave të ndryshme, tash e ka rastin ideal më i shërbye vendit. Unë për gjë ju siguroj kur është në rrezik vendi jem nuk më intereson partia”, ka thënë Limaj në tubim më strukturat e Nismës në Kaçanik.

Ai ka thënë se i dhimbën djemtë e vajzat e reja që nuk po dinë kujt po i shërbejnë duke shtuar se në politike është shumë më rëndësi më u rreshtua drejtë. Të rinjtë mund të habiten. Porosia ime mos gaboni, rreshtimet e drejta janë shumë të rëndësishme në jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here