Home Uncategorized Kush janë personat e parë që do e marrin vaksinën anti-COVID-19 në...

Kush janë personat e parë që do e marrin vaksinën anti-COVID-19 në Kosovë?

52
0

Më 13 mars 2021 bëhen një vit që kur Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë globale COVID-19, ndonëse në fillim kishte informacione të pakta për virusin ‘misterioz’, shkurti i këtij viti është muaji kur pritet që në vend të arrijnë vaksinat e para për këtë virus.

Por, sa janë të përgatitura institucionet shëndetësore në vend për vaksinën anti-COVID?

Nga Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga ministri në detyrë, Armend Zemaj, thonë se aktualisht prioritet është vaksinimi dhe se janë duke u përgatitur për planet përkatëse.“Tash për tash, vaksinimi është një prej programeve prioritare.

Po përgatiten planet përkatëse, infrastruktura që është po fuqizohet dhe gjithashtu një fushat informuese edhe për publikun, me qëllim që vaksinimi të tregojë sukses”, thuhet në përgjigjen e MSh për KALLXO.com.Sipas përgjigjes së Ministrisë, përveç vaksinës Pfizer dhe BionTech nuk përjashtohet mundësia e sigurimit edhe në vaksinave të tjera.

‘Pfizer’ dhe ‘BionTech’, ‘Moderna’, ‘AstraZeneca’ si dhe kompania ruse ‘Sputnik V’, janë kompanitë të cilat aktualisht kanë prodhuar vaksina anti- COVID.“Secila QKMF ka listën e personave të moshës prioritare të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat mbi 65 vjeç dhe personelin shëndetësorë.

Shtatë spitalet rajonale në vend si dhe klinikat në QKUK kanë pritur pacientë të infektuar me coronvirus që nga fillimi i përhapjes së infeksionit në vend.Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën të ditur se vaksinimi i qytetarëve do të bëhet në QKUK, IKShPK dhe në njësitet e vaksinimit të QKMF- ve.

Efektet anësore të vaksinës anti COVIDInfektologu, Salih Ahmeti, në një përgjigje për KALLXO.com tha se sipas përshkrimeve të deri tanishme nuk ka efekte të veçanta në krahasim me vaksinat e tjera sezonale.

Sipas Ahmetit, vaksina COVID-19 nuk ka efekte anësore.“Sipas përshkrimeve të deritanishme nuk ka efekte të veçanta nga vaksinat tjera, temperaturë të lehtë, reaksione të lehta, deri tash sa kam unë informacione nuk kanë efekte anësore”, tha infektologu Ahmeti.

Mjekët dhe trajnimi për dhënien e vaksinës anti-COVIDMantelbardhët janë vija e parë e frontit që nga fillimi i pandemisë SARS-CoV-2.

Ministria e shëndetësisë thotë se stafi shëndetësorë janë të përgatitur për zbatimin e programin e vaksinimit.“Mjekët e fushës së shëndetit publik, por edhe infermierët dhe teknikët e Njësive të vaksinimit në QKMF-të e Kosovës janë të përgatitur për zbatim të programit të vaksinimit, pasi që të njëjtit gjatë vitit administrojnë dhjetë vaksina të programit të Zgjeruar të Imunizimit, vaksinat sipas indikacioneve të qarkullimit ndërkombëtar dhe vaksinën e Gripit.

Programe të rifreskimit për vaksinim janë paraparë gjithashtu”, njofton MSh.Në anën tjetër, infektologu, Salih Ahmeti, thotë se në rast se Institucionet shëndetësore kanë nevojë për shtim të stafit atëherë duhet të marrin trajnim për vaksinimin COVID-19.

“Në kuadër të departamentit për vaksinim, ata vetëm se janë të trajnuar. Nëse kanë nevojë për ekipe shtesë sigurisht ata e kanë parasysh që duhet të kenë trajnime të duhura”, shprehet ai.Personat që vaksinohen të parët Edhe qytetarët e Kosovës pritet që sipas zotimeev të qeverisë në muajin shkurt të mund të nisin me marrjen e vaksinës anti-COVID-19.

Target grupet e para të cilat do të vaksinohen janë:Punëtorët shëndetësorë, personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të traktit respiratorë, siç janë astma, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose bronkitet, personat më sëmundje kronike të zemrës, veshkëve, mëlçisë, sëmundjet kronike neurologjike, personat me nevoja të veçanta, me diabet, disfunksion splenik ose aspleni.

Gjithashtu, do të vaksinohet personat me imunitet të dobët, personat Obes, familjarët e pacientëve me rrezik të lartë, personat të cilët përkujdesen për të moshuarit ose ofrojnë shërbime në shtëpi të pleqve, personat mbi 40 vjeç.

Në këtë mes janë të përfshirë edhe punëtorët e arsimit, Policia, Ushtria dhe stafi në institucionet e rëndësishme shtetërore, punëtorët e sektorit publik, shtatzënat, punëtorët e shërbimeve të sigurisë dhe shërbimeve të cilat janë të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19.

Listës për marrje të vaksinës nuk do i bashkëngjiten fëmijët nën moshën 17 vjeç, ndërsa prioritet janë stafi shëndetësorë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.“Fëmijët nën 16 vjeç nuk do të vaksinohen, sepse ata gëzojnë imunitet më të mirë, dhe se deri në moshën 17 vjeçare ata janë në proces të vaksinimit të rregullt sipas programit të Zgjeruar të Imunizimit i cili tek ata përfundon në moshën 17 vjeçare”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për KALLXO.com.

“Secila QKMF ka listën e personave të moshës prioritare të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat mbi 65 vjeç dhe personelin shëndetësor. Pastaj vazhdohet me kategoritë e tjera”, thuhet tutje në përgjigje.

Shtatë spitalet rajonale në vend si dhe klinikat në QKUK kanë pritur pacientë të infektuar me coronvirus që nga fillimi i përhapjes së infeksionit në vend.Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën të ditur se vaksinimi i qytetarëve do të bëhet në QKUK, IKShPK dhe në njësitet e vaksinimit të QKMF- ve.Marrjen e vaksinave kundër coronavirusit e ka filluar nga dje edhe në Shqipëri.

Personi i parë i vaksinuar me vaksinën Pfizer/ BioNTech kundër coronavirusit është një grua 90 vjeçare nga Irlanda e Veriut, kështu duke u shënuar fillimi i programit të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar.Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë infektuar 53,982 persona, 1,383 kanë vdekur ndërsa 46,648 janë shëruar.

Në nivel global që nga muaji nëntor 2019 deri më tani janë infektuar 91,391,808 persona nga SARS-CoV2, ndwrsa 1,955,155 prej tyre kanë vdekur si pasojë e infeksionit.Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here