Home Uncategorized A rrezikohet Kosova nga varianti i ri i koronavirusit?

A rrezikohet Kosova nga varianti i ri i koronavirusit?

247
0

Një variant i ri i virusit COVID 19, tashmë ka filluar të përhapet në disa shtete.Britania e Madhe është në mesin e tyre.Frika që diçka e tilla mund të ndodhë edhe në Kosovë, ka alarmuar institucionet.

Madje Ministria e Infrastrukturës, ka marrë vendim që t’i pezullojë linjat ajrore të fluturimit nga Kosova në Britani të madhe dhe anasjelltas.

Por gjithë këto veprime të Ministrisë po i sheh si të pa arsyeshme infektologu, Ilir Tolaj.Megjithatë pezullimi i fluturimeve, nuk e përjashton mundësinë që ky virus mund të arrij në Kosovë.

Tolaj, në bazë të njohurive të tij profesionale thotë se nuk ka vend për panik.Sipas tij varianti i ri nuk dallon shumë nga Sars Cov 2 me të cilin Kosova po përballet tash e sa muaj.Deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka lajmëruar për ndonjë rast të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here