Home Uncategorized Zemaj paralajmëron lehtësim të masave

Zemaj paralajmëron lehtësim të masave

30
0

Ministri I Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se krahasuar me shtetet e tjera, Kosova vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të COVID-19, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, ai thotë se masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Lexoni të plotë njoftimin e tij në Facebook:

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Bashkë ia dalim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here