Home Uncategorized Zemaj nderohet me medaljen e artë si ministri më i mirë në...

Zemaj nderohet me medaljen e artë si ministri më i mirë në Kosovë dhe në Ballkan kundër Covidit-19

296
0

Armend Zemaj ka marrë medaljen e artë si misionar i paqes dhe zhvillimit “Martin Luther King”, nga misioni diplomatik ndërkombëtar, për motivimin e opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar, si ministri më i mirë në Kosovë dhe në Ballkan kundër Covidit-19.

Zemaj gjatë pranimit të kësaj mirënjohjeje në Tiranë ka thënë se është i nderuar me këtë medalje dhe këtë vlerësim që po i bëhet punës së tij.

“Puna gjithmonë duhet të jetë ekipore dhe e përbashkët, ndërsa disiplina, përgjegjësia është nderim, bekim, përkushtim i çdo njërit nga ne, aty ku jemi dhe ku veprojmë”, theksoi Zemaj.

Ai ka thënë se për të gjithë suksesin e arritur gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë popujt e botës, falënderim i veçantë u takon qytetarëve të Kosovës, mjekëve, profesionistëve shëndetësorë, Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që janë angazhuar në frontin e përbashkët kundër Covidit-19.

Zemaj është emëruar ministër i Shëndetësisë 7 muaj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here