Home Uncategorized VV PUBLIKON FOTO ME VJOSA OSMANIN

VV PUBLIKON FOTO ME VJOSA OSMANIN

183
0

Një nga çështjet më të përfolura në skenën politike në Kosovë, aktualisht është e ardhmja politike e Vjosa Osmanit.

Janë hedhur shumë spekulime se ajo edhe mund të jetë pjesë e një liste të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sot në përfundim të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u votua Projektligji për Buxhetin e vitit 2021, deputetja e LVV-së, Fatmire Mullaxha Kollçaku e ka publikuar një foto më disa deputetë të këtij subjekti e bashkë më ta në fotografi shihet edhe Vjosa Osmani.

Kësaj fotografie te deputetëve të LVV-së sëbashku me Osmanin i është shtuar dhe mbishkrimi “Për një rikthim shumë më të fuqishëm”.

Ditëve në vazhdim pritet të qartësohet pozicioni i Osmanit, se a do të garojë e vetme në zgjedhje apo do t’i bashkohet listës së LVV-së./Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here