Home Uncategorized Vjosa Osmani pjesë e listës së Vetëvendosjes vetëm me 9 njerëz tjerë

Vjosa Osmani pjesë e listës së Vetëvendosjes vetëm me 9 njerëz tjerë

73
0

Vjosa Osmani duket se do të garojë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo të paktën thuhet nga burime të gazetës Koha.

Vetë Vetëvendosje ka paralajmëruar konferencë të përbashkët me Vjosa Osmanin prej orës 13:30.

Burimi në fjalë ka raportuar se pjesë e listës prej 110 kandidatësh nga VV do të jenë edhe 10 kandidatë nga iniciativa e Osmanit.

Nuk dihet se cilin numër në renditje do ta ketë znj.Osmani, por dihet se Albin Kurti do të jetë bartës i listës. /Periskopi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here