Home Uncategorized Të akuzuarit nga Specialja kërkojnë mbështetje financiare nga shteti

Të akuzuarit nga Specialja kërkojnë mbështetje financiare nga shteti

65
0

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë të martën se kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

Duke mos dhënë shumë informacione për këtë çështje, Selimi ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.

“Kisha qenë i rezervuar… Kemi pranuar disa kërkesa. Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do te adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, ka thënë ai në konferencën e fundvitit.

Ditë më parë, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, u hapën fonde për mbështetje financiare për procesin e përballjes me Specialen në Hagë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here