Home Uncategorized “S’ka virus”/ Albin Kurti pritet në Podujevë nga qindra njerëz në hapësirë...

“S’ka virus”/ Albin Kurti pritet në Podujevë nga qindra njerëz në hapësirë të ngushtë

167
0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar sot në Podujevë ku është takuar me shumë qytetarë.

Në një banesë janë mbledhur qindra njerëz, të cilët knë dëgjuar fjalimin e Kurtit, para zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti.

Siç shihet në fotografi, shumica e qytetarëve janë pa maske dhe nuk respektohen masat anti-covid19.

Ndryshe, në fillim të këtij muaji, zgjedhjet në komunën e Podujevës i fitoi VV-ja me kandidatin Shpejtim Bulliqi që do të qeverisë qytetin rreth 1 vit.

/Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here