Home Uncategorized Serwer tregon se çka mund të ndodhë nëse Albin Kurti nuk lejohet...

Serwer tregon se çka mund të ndodhë nëse Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhje

148
0

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit.Serwer, marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e sheh si një sjellje normale në një sistem parlamentar.“Më duket sjellje normale në një sistem parlamentar. Asgjë e pazakontë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për vendimin e institucioneve të Kosovës, që të mos e lejojnë Kurtin të garojë në zgjedhjet e reja. Sipas tij, vendimin për ndalimin e kandidimit, institucionet duhet ta marrin në përputhje me ligjin.

Serwer shprehet se nuk e di nëse VV-ja dhe Osmani do të fitojnë zgjedhjet nëse Kurtit i ndalohet kandidimi.“Nuk e di. Ata mund të bëjnë më mirë nëse ai nuk lejohet të kandidojë. Por, institucionet e Kosovës duhet ta marrin këtë vendim në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre”, ka thënë më tej ai për bota sot.

Eksperti amerikan mendon se edhe nëse nuk do të jetë kryeministër, Kurti mund të ushtrojë ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Sipas tij, në disa vende, udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat.“Do të theksoja gjithashtu: nuk keni pse të jeni në karrigen e kryeministrit për të ushtruar ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Në disa sisteme parlamentare udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat”, ka shtua Daniel Serwer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here