Home Uncategorized Reshitaj: Shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës u ndërtuan në kohën e...

Reshitaj: Shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës u ndërtuan në kohën e qeverisë Haradinaj

191
0

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe nënkryetare e kësaj partie, Albena Reshitaj, në një intervistë live të publikuar në faqen e AAK-së në Facebook, ka folur për angazhimet e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës, për jetën personale dhe atë profesionale.Ajo tutje thekson se ndërtimi i shtyllave kryesore të shtetit të Kosovës është bërë në kohën e qeverisë Haradinaj.

“Shtyllat e një zhvillimi të një shteti janë, siguria, shëndetësia, ekonomia dhe arsimi. Prandaj, i gjithë kontributi i kryetarit të AAK-së është i vëçantë në sigurinë e shtetit.

Fal ti kemi formimin e Ushtrisë së Kosovës, në fushën e ekonomisë, Haradinaj e ka arritur një gjigant siç është Trepça, gjithashtu ka bërë pavarësimin energjetik”, theksoi Reshitaj .

Ajo tha se Ramush Haradinaj garanton siguri dhe unitet politik, dhe kjo garë për president duhet të shihet nga një prizmë logjik, të ketë një qasje të matur dhe të drejtuar nga arsyeja e logjikës e jo nga inatet.“Figura e Haradinajt është me një bagazh të madh kombëtar në shërbim të qytetarëve të vendit.

Kush më shumë se z. Haradinaj di si të mbrojë interesat e vendit dhe si të bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtarë” tha ndër tjerash Reshitaj në këtë intervistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here