Home Uncategorized Reagon Vjosa Osmani pas lajmit se ka marrë mbi 1 mijë euro...

Reagon Vjosa Osmani pas lajmit se ka marrë mbi 1 mijë euro mëditje nga vizita në Shqipëri- Eshtë propagandë, do të publikoj shpenzimet e të gjithëve!

426
0

Ud e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit që ka qarkulluar në media se ajo ka marrë mëditje për tre ditë qëndrimi në Shqipëri mbi 1 mijë euro.Osmani ka mohuar diçka të tillë duke sqaruar se anaëtarët e delegacionit, ashtu siç ligji e thotë kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje.Tutje Osmani ka paralajmëruar se do të publikohen edhe shpenzimet e paraardhësve të saj dhe aty mund të shihet qartë dallimi.

“Përndryshe kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare. Së shpejti do të publikohen shpenzimet e që të gjithëve dhe do të shihni krahasimin se si të tjerët kanë shpenzuar.

Qofshin ato nga qindra mijëra euro mëditje, udhëtime, përdorim i kartelës zyrtare etj etj. Për momentin, mund ta shihni këtë krahasim, për 11 muajt e mi si Kryetare e Kuvendit (i bazuar në raportet zyrtare të Kuvendit) dhe shumë shpejt do të publikoj edhe raportin e shpenzimeve të krahasuara në Presidencë” shkruan Osmani në facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:Të dashur qytetarë,

Gjatë ditëve në vijim, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë deri më tani, do të përballeni me një sërë propagandash. Një të tillë mund ta lexoni sot në mengjes tek Gazeta Express e cila thotë Osmani mori 1 mijë euro mëditje për 3 ditë në Shqipëri.

Kjo nuk është e vërtetë. Nuk i kam marrë unë 1 mijë euro, por ashtu siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit (sepse kemi qenë diku rreth 8 e jo vetëm unë) kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet.

Edhe pse në përgjigjen e kthyer për Express nga zyra për media potencohet qartë se ajo shumë është për të gjithë anëtarët e delegacionit, Express dezinformon se gjoja unë kam marrë e vetme ato 1 mijë euro.

Përndryshe kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare. Së shpejti do të publikohen shpenzimet e që të gjithëve dhe do të shihni krahasimin se si të tjerët kanë shpenzuar.

Qofshin ato nga qindra mijëra euro mëditje, udhëtime, përdorim i kartelës zyrtare etj etj. Për momentin, mund ta shihni këtë krahasim, për 11 muajt e mi si Kryetare e Kuvendit (i bazuar në raportet zyrtare të Kuvendit) dhe shumë shpejt do të publikoj edhe raportin e shpenzimeve të krahasuara në Presidencë (Vini re: Shpenzimet janë për komplet kabinetin e jo shpenzimet e mia individuale).

Edhe pse kurrë s’kam dashur të merrem me këto çështje përkundër faktit që kam shpenzuar rreth 30 fish më pak se të tjerët, propagandës së ulët do t’i përgjigjemi me fakte.

Prandaj, ju lus që të keni kujdes kurdo që lexoni “lajme” të tilla dhe paraprakisht t’i konfirmoni ato me raportet zyrtare të institucioneve lidhur me ato shpenzime. Ne do të jemi transparent me secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë to t’u jepim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh, përkundër ndërhyrjeve kriminale që po kemi kohë pas kohe për të parandaluar një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here