Home Uncategorized Qeveria e Kosovës ndan shtesa, ja sa euro në muaj do të...

Qeveria e Kosovës ndan shtesa, ja sa euro në muaj do të marrin mjekët, infermierët dhe stafi teknik

227
0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim të ndajë shtesat mujore për punëtorët shëndetësor.

Sipas vendimit, Qeveria ka ndarë 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

Ndarja e mjete ve do të bëhet sipas kategorizimit:

Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;
Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe
Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here