Home Uncategorized PDK’ja tallet me sondazhin e Besnik Bislimit

PDK’ja tallet me sondazhin e Besnik Bislimit

163
0

Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyçi thotë se zyrtari i VV’së, Besnik Bislimi është në garë serioze që të shpallet politikani më qesharak për vitin 2020,.

Bytyçi ka shkruar se sondazhi i fundit i publikuar nga Bislimi është një gënjeshtër e madhe.

“Siç duket, Besnik Bislimi, është në garë serioze që të shpallet “politikani më qesharak” për vitin 2020.Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas sondazheve.Tash, këtu e kemi një problem matematikor dhe një gënjeshtër të madhe publike, nga Albin Kurti e deri te zyrtari më i vogël na kanë thënë se do t’i marrin 50% të votave”, ka shkruar ai.

Ai thotë se mes deklaratës së Kurtit dhe Bislimit është një diskrepancë.

“50% e votuesve gjithnjë sipas Albinit me shokë me trendin aktual të daljes, nuk ja qet 55 deputetë. Andaj, profesorin e nderuar të Ekonomisë e ftoj me mirësjellje që mos ta turpëroj veten më shumë e lë ta bëj matematikën vet, siç po shpresoj kërkon nga vet studentët e tij. Në mes të deklaratës së Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit, ekziston një diskrepancë, dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën”, tha Bytyçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here