Home Uncategorized Parashikon Nexhmedin Spahiu: Kurti dhe Osmani së bashku mund të marrin rreth...

Parashikon Nexhmedin Spahiu: Kurti dhe Osmani së bashku mund të marrin rreth 50 deputetë!

211
0

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi zyrtar i fushatës eloktorale.

Partitë më të mëdha politike në vend kanë vendosur të garajnë vetëm, pa koalicione në këto zgjedhje.

Por një bashkëpunim i paralajmëruar edhe më herët ka ndodhur ndërmjet “Listës” së Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

E njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka bërë edhe një parashikim se sa deputetë mund të fitojnë të dy së bashku nëse zgjedhjet mbahen nesër.

Spahiu ka thënë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurtin mund të merrnin rreth 50 deputetë.

” Ka kohë deri në zgjedhje, por nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, ata do të merrnin diku deri në 48-49 deputë” tha shkurt Spahiu.

Tutje Spahiu ka thënë se mund të kemi në të ardhmen edhe një bashkëpunim mes Kurtit dhe AAK-së, nëse ai nuk llogarit në votat e “Listës Serbe”

“Nëse Vetëvendosje nuk llogarit në votat e Listës Serbe, do të detyrohet që të bëjë koalicion” tha Spahiu.

Zgjedhjet e përgjithshme në vend pritet të mbahen me datën 14 shkurt ndërsa fushata elektorale fillon zyrtarisht me 3 dhe mbaron me 12 shkurt.

Ndërkohë sot është afati i fundit për dorëzimin në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë nga ana e subjekteve politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here