Home Uncategorized Nuk zbatojnë masat anti-COVID, dënohet sërish me 2 mijë euro LDK

Nuk zbatojnë masat anti-COVID, dënohet sërish me 2 mijë euro LDK

106
0

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2000 euro për shkak të mosrespektimit të masave parandaluese për përhapjen e coronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

“Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!”

Tahiri ka bërë të ditur se kjo është gjoba e katërt për partitë politike të cilat po grumbullojnë njerëz në tubimet e tyre gjatë fushatës, gjë e cila është e ndaluar për shkaqe të gjendjes me pandeminë.

Më parë ishin dënuar LDK, AAK dhe Nisma.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

Askush mbi ligjin!

Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi.

Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here