Home Uncategorized “Nga LDK ka dalë Isa Mustafa, jo Vjosa Osmani”

“Nga LDK ka dalë Isa Mustafa, jo Vjosa Osmani”

364
0

Shkruan Nezir H. Kraki

Nga LDK ka dalë Isa Mustafa, jo Vjosa Osmani

Po po, mirë e lexuat. Nga LDK s’ka dalë Vjosa Osmani. Ajo është fiks aty ku ishte në zgjedhjet e kaluara: në frymën dhe synimin historik të LDK-së për shtetbërje.

Vjosa vazhdon të jetë ajo LDK që vitin e kaluar premtonte çkapjen e shtetit nga hajnia institucionale dhe ndaljen e zhbërjës së Kosovës si shtetësi. LDK e vitit 2019 mori 200 mijë vota me këto premtime dhe me Vjosen në krye të listës. Ato premtime nuk u thyen nga Vjosa prandaj sot, ata që duan çkapjen e shtetit dhe bërjen e Kosovës, duhet t’i shkojnë pas Vjosa Osmanit, kudoqoftë ajo, me këdoqoftë ajo.

Sot i vetmi ndryshim është se nga ato premtime, nga ajo vijë, nga ajo frymë janë larguar Isa Mustafa me argatët e tjerë të bandave politike. Ata sot janë LDK e zyreve te Qafa, ndërsa Vjosa është LDK e Frymës që ekzistonte në ato zyre para devijimit dhe tradhëtisë që iu bë votuesve ldkistë. Realisht, sot Vjosa Osmani është shpresa e vetme e votuesve historikë të asaj LDK-je që fitonte edhe nën kërcënimin e arëmëve dhe nën trysninë e vr asjeve politike.

Prandaj unë them se nga LDK u larguan ata, jo Vjosa. Sepse Vjosa Osmani sot është vazhdimësia e asaj fryme që dikur mobilizonte. Është e kundërta e kulturës politike të çantmbajtjes dhe pazareve në korridoret e korrupsionit masiv që sot janë parimet e vetme të LDK-së së zyreve.

Duhet të jesh vërtetë n’hipnozë nëse LDK-në si levizje, si frymë, si histori e lidh sot me Isa Mustafën apo me shokët e tij humbës dhe tradhëtues. Duhet të jesh ekstremisht subjektiv apo i prirë nga interesi personal që t’i thuash përsëri votuesit « BESO! » në LDK kur kjo LDK e zyreve e preu n’besë edhe Kosovën edhe votuesin e saj e sidomos, e preu n’besë personin që i printe listës së besimit.

Prandaj miq, nga thellësia e objektivitetit tim dhe nga analiza e të gjitha formulave të mundshme, ju garantoj që LDK e vërtetë sot është Vjosa Osmani. Zonja Osmani duhet të përkrahet nga çdo person e familje që ende sot ka respekt për ato që fryma rugoviane perfaqësonte dikur.

Prandaj miq, në këto zgjedhje duhet të votohet për bllokun që do ta bllokojë zhbërjen e Kosovës.
Kosova s’e ka më asnjë ditë, asnjë orë që të endet pazareve politike apo gjimnastikave vet-shpetuese të atyre që vendin e kanë asfiksuar keto 20 vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here