Home Uncategorized Nëna e ish-presidentit Thaçi shtrihet në Infektivë,kjo është gjendja e saj shëndetësore

Nëna e ish-presidentit Thaçi shtrihet në Infektivë,kjo është gjendja e saj shëndetësore

440
0

Nëna e presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo thuhet se është infektuar me COVID-19, dhe se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Nënës së ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore së fundmi.

Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.

Nga kjo klinikë është thënë për Express se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë ku edhe po merr shërbim shëndetësorë.

Gjendja e saj nga infektologët në këtë klinikë thuhet se është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.

Burime të Expressit kanë thënë se Hyra Thaçi është infektuar me COVID-19, prandaj edhe ka kërkuar trajtim mjekësorë në Klinikën Infektive.

Ndërsa, nga Klinika Emergjente i kanë thënë gazetës se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here