Home Uncategorized Ky është 72-vjeçari nga Podujeva që njihet si Tarzani

Ky është 72-vjeçari nga Podujeva që njihet si Tarzani

45
0

Çdo mëngjes i tij është i njëjtë.

Rutina e vrapit, nga shtëpia e gjer tek parku i qytetit, janë të zakonshme për 72-vjeçarin e Podujevës, Musë Hertica.

Me profesion është rapsod, por që sporti është përditshmëria, të cilën nuk e anashkalon asnjëherë.

“Tashmë e kam bërë si ritëm që për çdo mëngjes dal dhe vrapoj. Nëse nuk arrij në mëngjes, atëherë gjithsesi gjej kohë për pasdite”, tregon Hertica për emisionin “Sot” në KTV.

Kilometra të shumta përshkon me vrap gjatë ditës, por mosha gradualisht e detyroi ta shkurtojë edhe gjatësinë.

“Para disa viteve kam bërë deri në 7 rrethime në këtë park, 1500 hapa janë ku diku i bie që bëja 10 kilometra në ditë, ndërsa tani në këtë moshë e kam zvogëluar kilometrazhin sepse mjeku më ka thënë që nuk është mirë kaq shumë të bëjë vrap”, tregon ai.

Të gjithë kalimtarët ndajnë raporte të mira me Herticën, e madje shumë nga ta ia kanë vënë atij një emër.

“Tarzani” i Podujevës është pseudonimi për të.

“Me të gjithë kam raporte të mira, nganjëherë tallen me mua, më ndalin e më thonë se si po mundesh në këtë moshë të bësh këto ushtrime. Një ditë dy vajza të reja më thanë “Tarzani”, thotë Hetica.

Të gjitha ushtrimet janë befasuese për moshën që ka, mirëpo nuk e ka aspak problem t’i ekzekutojë ato.

“Asnjëherë nuk ka ndodh me pas një lëndim apo grithje”, tregon ai.

Pas një dite të mbushur me sport, mbrëmja e sjell në odën e tij.

Siç e do rendi, edhe veshja duhet të jetë e përshtatshme për këtë konak.

“E kemi traditë pjesën folklorike, që 63 vjet që unë këndoj me vëllezër, ndërsa tani si trashëgimtar kam djemtë e mi”, shton ai.

Zanati që nisi me vëllezërit tashmë po e vazhdon me dy djemtë e tij, Lavdimin dhe Lirimin, e që patjetër edhe një ekzekutim nuk mungoi nga ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here