Home Uncategorized Kurti: Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave në zgjedhjet e reja

Kurti: Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave në zgjedhjet e reja

178
0

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen se 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij cilësoi se ky vit po të mos ishte tragjik nga pandemia do të ishte shumë interesant, njofton Klan Kosova.

Kurti ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave.

“Ky vit po mos të kishte qenë tragjik do të ishte interesant, mbajnë mend që në fillim të vitit prisnim përgjigjie nga LDK, meqë ne dolëm fitues ata dolën me kërkesa. LDK-së i’u dukej se kishim fituar me pak diferencë dhe nisën të na vinin pengesë pas pengese, kërkesë pas kërkese”.

“Ata nuk pranonin se ndryshimi kishte filluar dhe se qytetarët e donin Vetëvendosjen. Saherë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet”.

“Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk I ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe pozitën e kryeparlamentarit të cilën e kishte lëshuar Glauk Konjufca për kandidatin e LDK-së, por se lavërdoi Vjosa Osmanin.

“Këmbëngulja e LDK-së për të marrë pozitën e Kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, deklaroi Kurti

Kurti: Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave në zgjedhjet e reja on Klan Kosova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here