Home Uncategorized Kthehen mërgimtarët/ Kosovë, priten me këngë e valle

Kthehen mërgimtarët/ Kosovë, priten me këngë e valle

447
0

Ashtu si çdo vit, një numër i madh shtetasish kosovarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Kosovës, po kthehen për festa në vend-lindje.

Dhe në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, prej disa ditësh shihet një numër i madh qytetarësh që presin të afërmit e tyre. Por, malli duket se është aq i madh, sa që bashkatdhetarët e tyre ata kanë zgjedhur ti presin me daulle dhe valle.

Pavarësisht masave dhe situatës së rënduar të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, emigrantët po kthehen drejt Kosovës këto ditë festash në numra të mëdhenj. Vetëm të shtunën, në aeroportin e Prishtinës Adem Jashari, janë realizuar 57 fluturime vajtje ardhje ndërsa nga fundjava e kaluar, e deri më tani, sipas zëdhënësit të aeroportit, Bujar Gashi, kanë hyrë në vend mbi 25 mijë udhëtarë.

Gashi thotë edhe se deri më 27 dhjetor pritet të realizohen 280 fluturime që kryesisht do të sjellin në vend bashkatdhetarë që vijnë për pushime nga Zvicra dhe Gjermania.
Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here