Home Uncategorized Kroacia goditet edhe nga tri tërmete tjera

Kroacia goditet edhe nga tri tërmete tjera

43
0

Herët këtë mëngjes, Kroacia u trondit edhe nga tre tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës.Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 shkallëve të Richterit, raportoi Shërbimi Sizmologjik kroat.Sipas tij, tërmetet ndodhën në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Të martën, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.3 shkallësh të Richterit, dhe epiqendra e tij ishte tri kilometra nga Petrinja.
Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.Të gjitha shërbimet janë përfshirë në kërkimin e njerëzve që besohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Kryebashkiaku i Petrinjës, Darinko Dumboviq, ka thënë se rreth gjysma e qytetit është shkatërruar.Shefi i menaxhimit të krizave i Bashkimit Evropian, Janez Llenarçiç, do të vizitojë Petrinjën të mërkurën.Tërmeti i së martës është ndjerë në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe, madje, në Itali./rel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here