Home Uncategorized Kosova ende nuk e ka siguruar, por ky shtet ka vaksinuar mbi...

Kosova ende nuk e ka siguruar, por ky shtet ka vaksinuar mbi 1 milion persona

89
0

Përderisa Kosova ende nuk e ka siguruar vaksinën anti-COVID, Izraeli ka vaksinuar deri tani më shumë se 1 milion persona.

Kështu, Izraeli kryeson mbi të gjitha vendet e botës sa i përket imunizimit ndaj koronavirusit.

Shifra u arrit me një ritëm prej 150 mijë vaksinash në ditë që prej 19 dhjetorit, që u jepen punonjësve të shëndetësisë, personave me sëmundje bashkëshoqëruese dhe atyre mbi 60 vjeç. Vendi nëshkroi një kontratë me kompaninë Pfizer/BioNTech që në fazat e para të pandemisë.

Sipas shifrave të “Our World Data”, Izraeli ka vaksinuar deri tani 11,5% të popullësisë, ndjekur nga Bahrejni me 3,49% dhe Mbretëria e Bashkuar me 1,47%.

Për krahasim, Franca kishte vaksinuar vetëm 138 persona deri në 30 dhjetor.

Brenda të njëjtës datë, Shtetet e Bashkuara kishin vaksinuar 2,78 milionë persona, edhe pse plani fillestar ishte që deri më fund të vitit 2020, të ishin vaksinuar 20 milionë persona.

Kujtojmë gjithashtu që në veri të Kosovës, vaksina ka filluar t’u jepet qytetarëve të moshuar, vaksina këto të ardhura nga Serbia, sipas qeveritarëve tanë, në mënyrë ilegale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here