Home Uncategorized “Kompanitë turke në Kosovë sigurojnë punësim për 10.000 persona”

“Kompanitë turke në Kosovë sigurojnë punësim për 10.000 persona”

70
0

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu pas takimit me kryediplomaten e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.Mevlut Çavuşoglu theksoi se që nga dita e parë e shpalljes së pavarësisë, Turqia ka bërë shumë përpjekje për njohjen e Kosovës dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë, ndërsa vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e mundur që Kosova të marrë statusin e duhur pranë organizatave ndërkombëtare.

Sipas tij, Turqia, gjithashtu mbështet edhe integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, gjë e cila do të japë kontribut të rëndësishëm në stabilitetin dhe qetësinë e rajonit, raporton Anadolu Agency.Ai tha se Turqia që nga fillimi është duke mbështetur procesin e dialogut Serbi-Kosovë, që u iniciua për rritjen e stabilitetit të rajonit. “Si një vend me marrëdhënie të mira me të dyja palët, mundohemi të kontribuojmë. Si Turqi, dëshirojmë që bashkë me zbatimin e plotë të pajtimeve të arritura dhe marrëveshjeve të nënshkruara, të vendoset sa më shpejtë dialogu në mënyrë të përhershme mes dy vendeve”, tha Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu gjithashtu rikujtoi se në Kosovë është marrë vendim për zgjedhje të parakohshme dhe se kuvendi i ri do të zgjedh edhe presidentin e ri. “Kosova deri më sot ka zhvilluar zgjedhje demokratike. Ka një sistem gjithëpërfshirës. Siç e dini në Kosovë kemi edhe bashkëkombas. Ata nuk u ndjenë kurrë të përjashtuar në këtë sistem. Ne nuk kemi dyshim se këto zgjedhje do të bëhen me të njëjtin kuptim. Ne dëshirojmë sukses në këto zgjedhje si vend”, tha ai.Mes tjerash, Çavuşoğlu theksoi se kompanitë turke në Kosovë sigurojnë punësim për 10.000 persona, duke deklaruar se synojnë të rrisin këtë numër në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here