Home Uncategorized Këto janë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit

Këto janë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit

72
0

Partitë politike të shtunën kanë publikuar listat zyrtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Listës së lëvizjes Vetëvendosje i prin kryetari i partisë, Albin Kurti. Ndërsa në dhjetëshen e parë janë Vjosa Osmani Sadriu, Glauk Konjufca, Vasfije Krasniqi, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Donika Gërvalla, Gani Krasniqi, Shqipe Selimi.

Listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës i prin Avdullah Hoti. Ndërsa në dhjetëshen e parë janë Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Behgjet Pacolli, Lirije Kajtazi, Anton Quni, Arben Gashi, Ardita Dushi dhe Driton Selmanaj.

Listës së PDK’së i prin kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri

Listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i prin kryetari i partisë, Ramush Haradinaj. Në dhjetëshen e parë të kësaj partie janë Gani Dreshaj, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu dhe Haxhi Shala.

Ndërkohë, partia që ende nuk ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë është Nisma Socialdemokrate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here