Home Uncategorized Isa Mustafa ka dy fjalë për Vjosa Osmanit

Isa Mustafa ka dy fjalë për Vjosa Osmanit

81
0

Isa Mustafa i uron suksese në zgjedhje Vjosa Osmanit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është pyetur sot gjatë një konference shtypi, nëse partinë e tij do ta dëmtojë në rezultate, largimi i Vjosa Osmanit.

“Sa i përket koalicioneve, nuk do të bëjmë koalicione me asnjë subjekt politik përveë asaj se si LDK mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfaqësues të ndonjë subjekti të vogël politik”, ka thënë Mustafa.

“Dëshiroj t’i uroj suksese zonjës Osmani meqë hyn në një garë vetë dhe rezultatet në fund do të tregojnë se për kë janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Mustafa është pyetur edhe për largimet e zyrtarëve nga degët dhe nëndegët e LDK-së që po i bashkohen listës së Vjosa Osmanit, ndërsa ka thënë se nuk i minimizon largimet.

“Nuk e minimizoj. Nuk e shpalli të pavlefshëm asnjë largim, pasi që çdo njeri që deri dje ka qenë në LDK, ka qenë me LDK-në dhe i ka kontribouar LDK-së. Në qoftë se ata njerëz mendojnë që nuk kanë më asgjë që t’i japin LDK-së dhe dëshirojnë që të provojnë t’u japin subjekteve tjera, është në të drejtën e tyre që ata të vendosin që të largohen dhe t’i bashkangjiten listës së zonjës Vjosa Osmani”, tha Mustafa.

Megjithatë, nga zyrtarët e larguar nga LDK-ja, Mustafa tha se nuk ka parë ndonjë që, siç tha, “mund t’i japin Kosovës” diçka. Ai tha se largimet e tyre nuk paraqesin humbje për LDK-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here