Home Uncategorized Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për përmbytje: Zonat që rrezikohen nga reshjet...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për përmbytje: Zonat që rrezikohen nga reshjet gjatë…

34
0

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mund të ketë vërshimeve në disa komuna të vendit.

Përmes një njoftimi për media nga IHMK-ja, kanë bërë të ditur se nga nesër pritet që të fillojnë reshjet e shiut.

“Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë,

duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta. Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Zëri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here