Home Uncategorized Hoti tregon kush do të përfitojë nga Fondi Emergjent, pas vërshimeve në...

Hoti tregon kush do të përfitojë nga Fondi Emergjent, pas vërshimeve në disa pjesë të vendit

175
0

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar për krijimin e Fondit Emergjente për sanimin e dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet që ndodhën ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës.

Ai tha se fillimisht përmes këtij fondi do të mbështeten familjet të cilave u janë shkaktuar dëme në shtëpitë e tyre të banimit.

“Më vjen keq që vërshimet kanë ndodhur në shumë komuna. Dje kam pasur një diskutim me kryetarët e komunave., janë dëme që kanë ndodhur në toka bujqësore, në infrastrukturë dhe dëme në shtëpi të banimit. E mira është që nuk ka raste fatale nga këto vërshime.

Me Fondin Emergjent ne do të mbështesim dëmet në shtëpitë e banimit. Fillimisht do të mbështesim familjet që u janë dëmtuar shtëpitë nga vërshimet”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here