Home Uncategorized Gjykata merr vendimin e radhës për të dyshuarin që vodhi 2.1 milionë...

Gjykata merr vendimin e radhës për të dyshuarin që vodhi 2.1 milionë euro nga Thesari

221
0

I dyshuari për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Labinot Gruda, do të vazhdojë të mbes në paraburgim edhe për një muaj.

Vendimi është komunikuar te Insajderi nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marr aktvendim dhe të pandehurit L.G i ka vazhduar masën e paraburgimit prej datës 18 janar 2021 deri me datë 17 mars 2021”, ka deklaruar Gashi.

Zyrtari i Departamentit të Thesarit, Labinot Gruda, ishte arrestuar në tetor të 2020-ës për kryerjen e transaksioneve ilegale.

Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari kishte bërë veprimet në fjalë gjatë kohës së pauzës për vetëm tetë minuta. /Periskopi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here