Home Uncategorized EKSKLUZIVE: 5 asambleistë të LDK-së në Ferizaj në perkrahje të Vjosa Osmanit

EKSKLUZIVE: 5 asambleistë të LDK-së në Ferizaj në perkrahje të Vjosa Osmanit

242
0

Gjykata Kushtetuese para disa dite ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuse se vendi shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh, partitë kane nisur te mobilizohen per zgjedhjet e reja qe do te mbahen ne fillim te vitit 2021.

Mobilizimi ka nisur edhe per iniciativen e paralajmruar të ud Presidentës, Vjosa Osmani. 5 asambleistë të LDK-së në Ferizaj, sot gjatë dites kanë zhvilluar takim me Vjosa Osmanin ku i’a kanë konfirmuar mbështetjen e tyre per iniciativën e saj, shkruan Korrekt Press.

Burime të Korrekt Press mësojnë se në Ferizaj, shumë prej nëndegëve të këtij qyteti janë në përkrahje të Vjosa Osmanit për shkak të pakënaqësisë me kryetarin e degës, z.Muharrem Sfarqën.

LDK në Ferizaj ka probleme te brendshme gjatë viteve të fundit. Zgjedhjet e brendshme në këtë komunë, sipas shumë anëtarëve të LDK-së jane zhvilluar kundër rregullave demokratike nga ana e kryetarit Muharrem Sfarqa.

Hysnije Mustafa Shamolli, asambleiste e LDK-së në Ferizaj, ka postuar nje foto në Presidencë pranë Vjosa Osmanit, se bashku me 4 asambleista të tjerë të LDK-së në Ferizaj. Ajo shkruan se aty ku është interesi i Kosovës jemi edhe ne, transmeton Korrekt Press.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here