Home Uncategorized Çka po ndodhë? Agim Veliu jep një mesazh rreth zgjedhjes së drejtorit...

Çka po ndodhë? Agim Veliu jep një mesazh rreth zgjedhjes së drejtorit të Policisë

68
0

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit tashmë në detyrë Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti.

E në disa media sot u raportua se Samedin Mehmeti është emëruar në pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Por një gjë të tillë e ka mohuar, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në një prononcim për Telegrafin, Veliu ka thënë se zgjedhja e drejtorit të policisë është në proces. “Zgjedhja e drejtorit është në proces ende”, ka thënë shkurt Veliu.

Samedin Mehmeti është duke e ushtruar detyrën e drejtorit të policisë tash e tre muaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here