Home Uncategorized Cili është kuptimi i vërtetë i “El Dorado”-s?

Cili është kuptimi i vërtetë i “El Dorado”-s?

242
0

Emisioni i ri “It’s my love”, ka ngjallur shumë debate në rrjetet sociale, në të cilin vajza e djem të rinj njihen mes vete dhe mbase mund të krijojnë një lidhje dashurie.

Ndërsa njëri nga protagonistët u pyet nga drejtuesi i emisionit se cili është komplimenti më i mirë drejtuar një vajze.

“Komplimenti im për femra është El Dorado, vendi në të cilin ka buruar dashuria”, u përgjigj Berat Xhelili.

Berati vazhdimisht e përsërit shprehjen “El Dorado”.

Por, në të vertëtë “El Dorado”, nuk është vendi në të cilin ka buruar dashuria.

Për “El Doradon”, është aplikuar një histori legjendare në të cilën gurët e çmuar u gjetën me bollëk përrallor së bashku me monedha ari. Koncepti i tij pësoi disa transformime dhe përfundimisht tregimet e mitit të mëparshëm u kombinuan gjithashtu me ato të një qyteti legjendar të humbur.

Ndërsa, legjendat rreth El Dorados ndryshuan me kalimin e kohës, pasi kaluan nga të qenit burrë në një qytet, në një mbretëri dhe në fund në një perandori.

Miti u përdor nga peradoria spanjolle për të përshkruar një fis që ishte në një qytet të mbuluar me ari që më pas u zhyt i gjithë qyteti në liqenin Guatavita, gjë që joshi eksploruesit evropianë për dy shekuj.

Ky emision gjithashtu shihet edhe si një kopje e emisionit “Përputhen”, i cili ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale dhe tani është duke e vazhduar sezonin e dytë në “Top Channel”./Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here