Home Uncategorized ‘Banditët’ që paraqiten si polic në Serbi, ua plaçkitën 10 mijë euro...

‘Banditët’ që paraqiten si polic në Serbi, ua plaçkitën 10 mijë euro dy shqiptarëve

332
0

Një automjet në të cilin udhëtonin dy shqiptarë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Maqedonia, janë ndaluar nga një automjet tjetër me drita vezulluese, prej nga ka dal një person me uniformë policie dhe me pushkë dhe nën kërcënim iu ka marr një shumë të madhe të parave, shkruan “Alo”.

Gazeta shkruan se ata i kishin përgjuar dhe ruajtur dhe sapo kanë vërejtur automobilin me targa gjermane, duke sinjalizuar me drita e kanë ndaluar dhe plaçkitur.

Në automjetin me targa gjermane, po udhëtonin dy persona shqiptarë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Maqedonia, njofton ky medium.

Në 14 lokacione në Serbi e Kosovë janë gjetur 11 mbetje mortore të luf tës së fundit
Banditët e rrugëve që po udhëtonin me një automjet të tipit Audi duke përdor dritat vezulluese, kanë ndaluar automjetin dhe me kërcënim iu kanë marrë 10 mijë euro.

Sipas viktimave, nga automjeti që kishte drita vezulluese ka dal personi (gazeta e quan banditi) me uniformë dhe pushkë automatike dhe bateri-llambë duke iu rrëmbyer paratë viktimave shqiptare.

Ky nuk është hera e parë që qytetarë shqiptarë që kalojnë transit nga vendet perëndimore nëpër Serbi, plaçkiten dhe dëmtohen në forma të ndryshme, si me kërcënim me armë, po ashtu edhe dëmtime të gomave dhe bartjen me “merimangë” dhe shoqërimin për çka detyrohen të paguajnë shuma të mëdha të parave.

Gazeta nuk ka njoftuar identitetin sikurse as vendbanimin e këtyre dy personave – viktima të plaçkitjes në rrugëtimin nëpër Serbi./b.s

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here