Home SPORT Gotze thotë se refuzoi të kthehej në Bayern Munich në verë

Gotze thotë se refuzoi të kthehej në Bayern Munich në verë

170
0

Mario Gotze thotë se ka mundur të kthehej në Bayern Munich gjatë verës, por nuk deshi sepse po e shijon jetën në Eredivisie me PSV-në.

Lojtari 28-vjeçar, i cili i kaloi tri sezone në Bayern nga viti 2013 deri më 2016, iu bashkua PSV-së në verë nga Borussia Dortmundi në një marrëveshje dyvjeçare huazimi, transmeton Gazeta Express.

Gotze nuk ia ka dalë ta rikthejë formën e lartë që e kishte arritur në Dortmund gjatë periudhës së parë atje, kur i fitoi dy tituj të Bundesligës radhazi nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp.

Tani, ai ka thënë për gazetën gjermane Bild se iu ka kthyer dëshira e madhe për futboll.

“Këtë mund ta dallosh lehtë nga koha sa po luaj. Në janar, ishte dy. Tani është nëntë dhe po shkon drejt 10”, tha Gotze në lidhje me nivelin e dëshirës së tij për të luajtur.

“Në njërën anë po ndodh sepse po luajë gati çdo ndeshje. Në anën tjetër, është sepse po bëjmë mirë gati në çdo garë. Ky kombinim ma jep një ndjesi të mirë”, shtoi ai.

“Në verë ne folëm haptazi për të ardhmen time, për planet e Bayernit. Ata më thanë se më vlerësojnë mua si person dhe si lojtar dhe se mund të më kthenin në Bayern. Por tani unë jam në Eindhoven dhe jam plotësisht i përqendruar në synimet e mia”, theksoi ai. /Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here