Home SPORT Barcelona do ta mbaje edhe ne janar Coutinhon

Barcelona do ta mbaje edhe ne janar Coutinhon

105
0

Barcelona nuk do të lejojë Philippe Coutinhon që të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Ylli brazilian nuk po arrin që të rigjejë formën e tij te skuadra katalunase, me këta të fundit që e duan largimin e tij.

Por, Ronald Koeman nuk dëshiron që të largojë Coutinhon në janar, duket ditur se gjendja e tyre financiare nuk është e mirë.

Sipas asaj që raporton ESPN, Blaugranasit duan ta mbajnë lojtari deri në fund të sezonit dhe në verën e vitit të ardhshëm t’i ndajnë rrugët.

Coutinho është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane, mirëpo një rikthimi në Ligën Premier është më i mundshëm.

Braziliani në këtë edicion është paraqitur në 12 ndeshjes, derisa ka shënuar vetëm dy herë, që është një formë aspak e mirë.

Juventusi nuk është duke tentuar që të transferojë Philippe Coutinhon nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Kriza e shkaktuar nga coronavirusi ka bërë klubet më të kujdesshme me financat, sidomos klubin katalunas.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër nuk është duke e planifikuar transferimin e Coutinhos, pasi janë në dijeni se duhet të paguajnë së paku 80 milionë euro

Braziliani raportohej se do të largohej nga Camp Noun, me Ronald Koemanin që po kërkon lojtarë të rinj në skuadër.

Mirëpo, Juventusi nuk e ka për qëllim të transferojë Coutinhon, pasi Andrea Pirlo tashmë ka disa opsione në mesfushë.

Kështu, mund të ndodhë që në ajanr, Arsenali apo Manchester United të futen në garë për transferimin e ish-anëtarit të Liverpoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here