Home SHOWBIZ Zbulohet emri i djalit të Shkurte Gashit

Zbulohet emri i djalit të Shkurte Gashit

109
0

Për shumë muaj, këngëtarja u distancua nga vëmendja e publikut që të kalonte muajt e shtatzënisë së saj plotësisht në privatësi.

Por tani këngëtarja ka marrë një epitetin më të bukur në jetë, ajo është bërë nënë. Në jetë solli një djalë.

Ndonëse ajo ende nuk ka reaguar publikisht për ardhjen në jetë të djalit, gjatë ditës u organizua një festë mikpritëse në shtëpi për këngëtaren dhe djalin e saj.

Dita më e veçantë në jetën e saj iu besua tërësisht kompanisë dekoruese Grand Decor, që u kujdesën deri në detajin e fundit për të krijuar një ambient shumë të këndshëm për mamin dhe bebin.

Ishte një nga detajet e bukura të dekorit që na zbuloi edhe emrin e vogëlushit që është Mal.

Këngëtares i përkon kjo periudhë me shkëputjen nga muzika dhe angazhimet tjera të verës që i janë përshtatur tërësisht duke koinciduar me periudhën e pritjes së ëmbël.

Burimet pranë këngëtares kanë bërë të ditur se distancimi në këtë formë ka qenë zgjedhje e vet Shkurtes e cila në javët në vijim do e ndajë lajmin përmes fotografive në rrjete sociale.

S’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë shtatzëni të lehtë edhe për periudhën e mbetur deri në ardhjen në jetë të bebushit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here